Fillojnë takimet publike për rregullimin e sipërfaqeve kadastrale në tri zona të Komunës së Vitisë

Në kuadër të projektit për rregullimin e sipërfaqeve në zonat kadastrale Radivojcë, Sadovinë e Çerkezve dhe Tërpezë të Vitisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kanë filluar takimet publike informuese, ku të parat janë mbajtur në Sadovinë e Çerkezve dhe Radivojcë.

Gjatë prezantimeve, përfaqësuesit komunalë dhe drejtoresha për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi në Viti, Majlinda Ostrogllava, kanë theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, duke pasur parasysh sfidat ekzistuese si pronat e paregjistruara, trashëgimitë e paformalizuara dhe ndryshimet në terren që nuk janë evidentuar në kadastër.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Në takim u bë me dije se projekti synon përmirësimin e gjendjes kadastrale, saktësimin e të dhënave pronësore si dhe forcimin e sigurisë juridike për qytetarët. Përmes tij do të mundësohet krijimi i një pasqyre më të qartë dhe të besueshme të pronave, duke lehtësuar njëkohësisht edhe procedurat administrative.

Bëhet me dije se shërbimet që do të ofrohen në kuadër të këtij projekti do të jenë pa pagesë për qytetarët, çka paraqet një mundësi e mirë për rregullimin e çështjeve pronësore.

Ndërkaq sot në fshatin Terpezë pritet të mbahet edhe takimi me banorët e këtij lokaliteti dhe atë duke filluar nga ora 17:00 – SHFMU “Hysen Tërpeza”

Drejtoresha Ostrogllava i bënë thirrje qytetarëve të Tërpezës që të marrin pjesë në këtë takim dhe të informohen lidhur me këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues institucionalë, …