leoni

Fillon asfaltimi i rrugës Sllatinë – Viti

Me rastin e fillimit të asfaltimit të rrugës Sllatinë – Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë, ku u prit nga banorët e Sllatinës. Kryetari Haliti, i ka përgëzuar banorët dhe u shpreh se asfaltimi i kësaj rruge është edhe një projekt madhor që po realizohet në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për banorët e fshatit Sllatinë sepse ua lehtëson qarkullimin banorëve dhe ua shkurton kohën për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Gjithashtu kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë edhe më tej do të vazhdojë me asfaltimin dhe rivitalizimin e rrugëve nëpër fshatrat tjera. Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur edhe nga banorët e kësaj zone. Në veçanti për rëndësinë e saj kanë folur kryetari i fshatit Sllatinë e Poshtme, Fatlum Fana dhe Daut Drugzani nga Sllatina e Epërme. Ata theksuan se më këtë projekt infrastrukturor do të shkurtohet rruga për banorët dhe kanë falënderuar komunën e Vitisë dhe kryetarin Sokol Haliti për këtë projekt.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …