Fillon Fushata e Korrje-Shirjeve në Deçan

Në komunën e Deçanit ka nisur fushata e korrje – shirjeve. Ky është një moment i rëndësishëm për fermerët tanë, të cilët përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme po korrin frytet e mundit të tyre.

Prezent ishte edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Rifat Stojkaj i cili tha se komuna e Deçanit do të jetë afër bujqve për të siguruar një proces të mbarë e të sigurt të korrjeve. Po ashtu, ai tha se jemi të përkushtuar të monitorojmë këtë fazë me kujdes.

I urojmë të gjithë fermerëve një sezon të suksesshëm, me bereqet e mbarësi!

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …