Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skënderaj ka përfunduar Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, I organizuar për nder të festive të nëntorit që u përshkrua me pjesëmarrje të rapsodëve e grupeve folklorike nga mbarë trevat shqiptare.
Fitues i çmimit kryesor “Kulla e Jasharëve” u shpall këngëtari i mirënjohur Rifat Berisha. Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura në një postim të tij e ka uruar me këtë rast Berishën për çmimin e fituar.
“Përgëzimet më të sinqerta për fituesin e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare Skenderaj 2024”, këngëtarin e mirënjohur me zërin e tij të ëmbël, Rifat Berisha, njëkohësisht fitues i çmimit kryesor “Kulla e Jasharëve”, pas një gare të fortë mes dhjetëra rapsodëve e grupeve folklorike nga gjithandej ku flitet shqip, të cilët kënduan përgjatë tri netëve në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, për nder të festave të nëntorit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
