Njësia për Çështje me Civilë e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shpërndarë sot donacion me veshmbathje dhe produkte higjienike për familje të komunitetit RAE në Komunën e Malishevës. Familjet dhe zyrtarët e Komunës u shprehën falënderues ndaj FSK-së për këtë donacion që do të lehtësoi sado pak jetën e vështirë të familjeve në nevojë. FSK do të vazhdojë të mbështes secilin komunitet pa dallim në Republikën e Kosovës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
