Brickos

Gratë të orientohen drejt sektorit të energjisë

Kompanitë e energjisë duhet të angazhohen për një ndryshim të vërtetë të kulturës në përfshirjen e femrës, dhe kjo është arsyeja pse është aq shumë inkurajuese për të parë kaq shumë femra sot, kështu ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi në hapje të punëtorisë për themelimin e mRrethi (mCircle), që u mbajt të enjten në Prishtinë.

Punëtoria mRrethi me Institucionet e Sektorit të Energjisë në Kosovë, u organizua nga USAID përmes projektit REPOWER-Kosovo, ndërsa morën pjesë Celia Whitaker – zëvendës udhëheqëse e Projektit – REPOWER, Berenika Gashi- Këshilltare për zhvillim përfshirës –USAID, dhe përfaqësues të sektorit të energjisë si KEK, KOSTT, ZRRE etj.

Kjo ngjarje organizohet për të ndihmuar në lansimin e mRrethit në secilin institucion të energjisë në Kosovës me të cilin REPOWER punon, dhe për të ndihmuar institucionet në identifikimin e veprimeve konkrete dhe të implementueshme të cilat do t’i fuqizonin  gratë në industrinë e energjisë për vlerë dhe zhvillim profesional.

Zëvendësministrja Zogaj-Gashi ka falënderuar USAID, në këtë rast projektin REPOWER, projekt i cili synon promovimin e energjisë së pastër dhe përmirësimin e kushteve për investim privat në sektorin e energjisë, ndërsa inkurajoi femrat t’i drejtohen studimeve si dhe karrierës në fushën e energjisë si sektor me të ardhme të sigurt.

Ajo tha se edhe pse vendet e zhvilluara kanë filluar para 20 viteve diversitetin gjinor, edhe ato janë ballafaquar me probleme dhe tani globalizimi dhe rritja e konkurrencës gjithnjë e më shumë ka kthyer vëmendjen e shumë vendeve, komunave,  bizneseve,  NP që duhet të përfitojnë nga ky diversitet nga talenti dhe potenciali që kanë femrat.

“Për të bërë një përparim në diversitetin gjinor, kërkohet një ekosistem i integruar; vendosje e strategjisë, trajnime, programe mentorimi, politika mbështetëse dhe infrastrukturë, dhe të gjitha këto duhet të mbahen së bashku më një angazhim të qartë, të dukshëm dhe të qëndrueshëm nga qeveritë”, tha Zogaj-Gashi.

Më tej, zëvendësministrja paralajmëroi se gjatë muajve të ardhshëm, do të jetë pjesë e vazhdueshme dhe mbështetëse e një fushate e cila do të sensibilizonte dhe inkurajonte femrat që të bëhen pjesë dhe të zhvillojnë karrierë në sektorit të energjisë.

Qëllimi i themelimit të mRrethi brenda një institucioni apo një ekipi është avancimi i diversitetit gjinor përmes mentorimit, krijimit të rrjeteve të komunikimit, zhvillimit të shkathtësive dhe menaxhimit vetanak të karrierës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …