Halim Geci e përmbylli me respekt rrugëtimin e tij profesional

Pas shumë viteve pune, përkushtimi dhe angazhimi si zyrtar i Komunës së Skenderajt fillimisht, më pas drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, pastaj drejtor i Administratës, i Shërbimeve Publike, dhe së fundi drejtor në Qendrën për Punë Sociale, sot Halim Geci po përmbyll rrugëtimin e tij profesional, me vlerësimin tonë për kontributin e tij dhe qasjen njerëzore që me gatishmëri të lartë për të ndihmuar çdo qytetar që ka kërkuar shërbim jo vetëm brenda institucionit, por edhe jashtë tij.

Pensionimi i tij shënon përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm, por edhe fillimin e një etape të re me më shumë kohë për familjen, nipat e mbesat.

Faleminderit, Halim, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Azizi, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Me këtë rast …