leoni

Hartat e nxënësve vitias drejt ekspozimit publik – përkrahen nga komuna

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në një takim nxënës të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” nga Vitia, të shoqëruar nga drejtori i shkollës, z. Mujë Tafa, si dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.

Gjatë këtij takimi, nxënësit prezantuan para kryetarit Haliti disa harta me tematika të ndryshme, të cilat janë përgatitur në kuadër të orëve të gjeografisë. Këto punime paraqesin një qasje kreative dhe edukative përmes së cilës nxënësit kanë reflektuar mbi karakteristikat gjeografike, sociale dhe kulturore të komunës së tyre.

Kryetari Haliti i përgëzoi nxënësit për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin që kanë treguar. Ai theksoi rëndësinë që ka mbështetja e rinisë dhe vlerësoi rolin e shkollave në zhvillimin e aftësive kreative dhe profesionale të të rinjve. Kryetari u shpreh i gatshëm të ofrojë përkrahje institucionale për nisma të tilla, të cilat nxisin dijen, angazhimin qytetar dhe ndërlidhjen e shkollave me komunitetin.

“Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe të mbështesë iniciativat që kontribuojnë në edukimin cilësor të brezave të rinj,” u shpreh Haliti.

Ndërkohë, nxënësit shprehën dëshirën që hartat e përgatitura të ekspozohen në sheshin e qytetit, me qëllim që qytetarët të njoftohen me punën dhe përkushtimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë dëgjimet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028

Komuna e Skenderajt ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore në bashkësi lokale, për Kornizën Afatmesme …