leoni

Heroi Skender Rexhepi – KOMANDANT HEKURI, Ka vetëm Ditëlindje

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpunëtor kanë vizituar të martën shtëpin -muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri, në ditëlindjen e tij të 60-të.

“Sot, në ditëlindjen e tij të 60-të, në fshatin Mrasor, vizituam shtëpinë-muze të heroit të kombit, Skënder Rexhepi – Hekuri.

Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

Skënder Rexhepi mbetet një prej figurave më frymëzuese të luftës për liri, sepse i qëndroi besnik idealit kombëtar dhe ia fali jetën atdheut.

Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I komunës së rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë dëgjimet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028

Komuna e Skenderajt ka nisur ciklin e dëgjimeve buxhetore në bashkësi lokale, për Kornizën Afatmesme …