Qytetar të ndërgjegjshëm e vullnetmirë të komunës së Junikut, përmes një iniciative individuale kanë pastruar amfiteatrin natyror në parkun Moronica, me qëllim të mbrojtës së mjedisit, kursimit të kontaminimit të hapësirave të gjelbra, ofrimit të ambientit të pastër për fëmijët dhe komunitetin në përgjithësi. Komuna e Junikut falënderon dhe përkrah iniciuesit e kësaj iniciative qytetare dhe lut qytetarët të jenë të kujdesshëm në mbrojtje të mjedisit.
“Një ambient i pastër është ambient i sigurt”

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
