Inspektorati komunal në Malishevë largon pikën e një lotarie brenda hapësirave të postës

Inspektorët komunal të Malishevës, kanë larguar një pikë të shitjes së një lotarie, e cila ishte duke funksionuar brenda hapësirave të Postës së Kosovës, në Malishevë. Pasi lojërat e fatit janë ndaluar, inspektorët komunal e kanë larguar edhe këtë pikë e cila ishte duke vepruar brenda objektit të “Posta e Kosovës” sh.a. në Malishevë. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, inspektorët komunal, me të marrë informacionin se një nga lotaritë, e ka një pikë të saj brenda objektit të postës, kanë reaguar menjëherë dhe e kanë bllokuar dhe mbyllur edhe këtë pikë, si dhe kanë larguar reklamën e vendosur brenda objektit. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim për ndërprerjen e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe inspektorët komunal do ti ndërpresin të gjitha këto veprimtari, që tanimë janë të ndaluara. Posta e Kosovës, paraprakisht kishte marrëveshje me kompaninë e lojërave të fatit, “EuroLloto”, dhe kjo tani është ndaluar nga inspektorët komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …