leoni

Inspektorati në Viti konfiskoi dhe asgjësoi 500 kg mall të dyshimtë dhe me afat të skaduar

Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Inspekcionit, përkatësisht inspektorëve komunalë në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësimin e një sasie të produkteve të dyshimta. Me këtë rast, janë asgjësuar mbi 500 kilogram mall me afat të skaduar dhe pa dokumentacion përkatës, ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Viti Skender Ahmeti. Ai ka thënë se policia në qytet ka ndaluar një të dyshuar, i cili me veturën e tij po transportonte gjëra ushqimore për fëmijë dhe lodra, e që janë konstatuar si të dyshimta. Gjithashtu, kishte edhe produkte ushqimore për fëmijë të cilat ishin me afat të skaduar. I gjithë ky aksion, ka rezultuar me kapjen e 500 kg mall, që pas verifikimit nga ana e Inspekcionit të tregut, është konfiskuar dhe asgjësuar”, ka thënë Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …