leoni

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, nënkryetari, Sami Lushtaku, drejtorët komunalë, kryesuesja e Kuvendit komunal, Adelina Spahiu, familjarë, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe te varri i heroit të Kosovës, në Rezallë.

“Me ndjenjën e respektit të thellë, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, nderojmë komandantin Malush Ahmeti, që shquhej për trimëri, guxim dhe sakrificë, duke luftuar deri në momentet e fundit të jetës për Kosovën dhe të ardhmen e saj të lirë. Lavdi për jetë e mot komandantit Malush Ahmeti, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i  komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Francesco Errico, Komandant i KFOR-it për Rajonin Perëndim vizitoi Rahovecin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …