Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Gëzim Morina nga Xërxa

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarët, qytetarë të shumtë, veteranë të luftës dhe me ish komandantin e Brigadës 138, Gjeneralin Rrustem Berisha, në Koshare i dhanë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së, Gëzim Morina nga Xërxa, kontributi i të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e bashkëluftëtarëve tanë. Kryetari Latif ka thënë se, Gëzim Morina është një emër që na bën krenar të gjithëve. Ai u dëshmua si njëri nga luftëtarët besnik i Brigadës 138 “Agim Ramadani” gjatë gjithë betejës së Koshares, si një shembull i përkushtimit të pakursyer për lirinë e atdheut. Ai mbetet një atdhetar dhe luftëtar i vërtetë, i cili nuk u ndalë deri në frymën e fundit, që ne dhe brezat që vijnë, të lindin, të rriten e të jetojnë të lirë në këto troje. Ngushëllime familjes Morina nga Xërxa, miqve, veprimtarëve e liridashësve kudo që janë! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës! Është shprehur kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit

Me 18 tetor 2024 (e premte) me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit …