Ka filluar procesi i vendosjes së numrave nëpër shtëpi dhe banesa në Komunën e Skenderajt

Njoftohen qytetarët e Komunës së Skenderajt se nga data 20.10.2016 ka filluar procesi i vendosjes së numrave nëpër shtëpi dhe banesa në gjithë territorin administrative të Komunës së Skenderajt, si pjesë e projektit për zbatimin e sistemit të unifikuar të adresave i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, e cila njëherit është edhe përgjegjëse (mbikëqyrëse) për realizimin e këtij projekti.

Luten qytetarët e Komunës së Skenderajt që të jenë sa më bashkëpunues për realizimin me efikasitet të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Deçan

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, …