Ka nisur asfaltimi i rrugës “Sadri e Adem Osaj”

Më në fund, pritja e kahmotshme e qytetarëve të Deçanit po konkretizohet me nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës “Sadri e Adem Osaj e njohur si rruga e Gushavcit.

Natyra e bukur e kësaj ane do të mund të shijohet më mirë me përfundimin e rrugës, duke lejuar njerëzit të eksplorojnë peizazhet me më shumë lehtësi dhe siguri.

Duke krijuar këtë lidhje me natyrën, jo vetëm që rrisim mundësitë për rekreacion e turizëm, por ndihmojmë gjithashtu në zhvillimin e ekonomisë lokale, duke lehtësuar qasjen e vizitorëve dhe turistëve, ka shkruar në rrejtin e tij social Facebook, kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …