Ka përfunduar renovimi i jashtëm i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”, në Rahovec. Në kuadër të këtij investimi nga Komuna e Rahovecit, janë kryer këto punime:
-
Izolimi dhe fasadimi i jashtëm;
-
Rregullimi i kulmit;
-
Rregullimi i sallës së rëntgenit në repartin e stomatologjisë;
-
Rregullimi i hapësirave rreth objektit.
Me anë të këtij investimi, synohet të ofrohen kushte të mira, mjedise të bukura dhe të përshtatshme për personelin shëndetësor dhe për pacientët e komunës së Rahovecit. Shëndetësia mbetet një nga sektorët kryesorë në vëmendjen e komunës së Rahovecit dhe prioritet i lartë i qeverisjes komunale.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
