leoni

Kafe dhe mirënjohje për KFOR-in

Me nismën e rrjetit ferizajas të OJQ-ve AVONET, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ai i Vitisë Sokol Haliti, përfaqësues të KFOR-it amerikan dhe austriak, të FSK-së, të Policisë së Kosovës, bashkësive fetare dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, u takuan të enjten për një kafe të përbashkët, në shenjë mirënjohjeje ndaj ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike më 1999, për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga mizoritë dhe përndjekjet e regjimit të Millosheviqit.

Me këtë rast, kryetari Svarqa tha se 24 marsi 1999 paraqet fillimin e një epoke të re për popullin e Kosovës dhe më gjerë në Ballkan. Ai e kujtoi këtë ditë si një kthesë të madhe në fatin e kosovarëve, në rrugëtimin e tyre për liri e pavarësi.

Falënderime për NATO-n shprehën edhe kryetari i Vitisë Sokol Haliti dhe pjesëmarrës të tjerë të takimit. Kryetari Svarqa i dha mirënjohje përfaqësuesit të GSHB-Lindje, për angazhim në ruajtjen e paqes e të stabilitetit.

Pjesëmarrësit e takimit pastaj vizituan kazermën e FSK-së në Ferizaj, objektet e së cilës ishin bombarduar disa herë më 1999, si caqe të forcës ushtarake të regjimit shtypës milosheviqian.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …