Kanë nisur punimet për rregullimin e Kompleksit të Varrezave në Lloqan

Kanë nisur punimet për rregullimin e Kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Lloqan të komunës së Deçanit. Nënkryetari i komunës Sami Cacaj  më  bashkëpunëtorë dhe banorët e këtij lokaliteti kanë nisur punime e këtij Kompleksi Memorial. Komuna e Deçanit në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të gjitha varrezat e dëshmorëve dhe martireve të janë te rregulluara, me projekte të tilla është duke u punuar edhe në disa fshatra të komunës së Deçanit. Në këtë kompleks ku punimet kanë nisur të hënën me financim të komunës së Deçanit ku vlera e përgjithshme do të jetë mbi 20 mijë euro, do të jenë të skalitur  emrat e Dëshmorëve Dinë Cenaj, Tafil Kasumaj dhe Shaban Kasumaj. Martirëve : Xufe Cenaj, Mone Cenaj, Tixhe Tolaj, Syl Himaj, Zelfije Himaj, Zelfije Stojkaj dhe Zade Stojkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …