Karvani i shkrimtarëve ”Agim Deva” mbajti orë letrare në dy shkolla të komunës së Malishevës

Mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim e komunës së Malishevës, Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë, “Agim Deva”, mbajti dy orë letrare në SHFMU-të e Komunës së Malishevës, “Rifat Berisha” në Berishë dhe  “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë.

Në këto orë letrare morën pjesë shkrimtarët për fëmijë: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Jonuz Fetahu, Skënder Zogaj dhe Mehdi Krasniqi.

Lexuan edhe nxënësit krijues-anëtarë të grupit letrar të shkollave, në fund të orëve letrare nxënësit dhe poetët për fëmijë debatuan për librin dhe rëndësinë e tij.

Në emër të Karvanit, për bibliotekën e shkollës “Rifat Berisha” në Berishë, Xhevat Syla, dhuroi disa libra, të cilat i pranoi drejtori i shkollës SHFMU “Rifat Berisha” në Berishë, Fehmi Zogaj dhe gjithashtu për SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë librat i pranoi drejtoresha e shkollës, Rrezarta Mazreku- Kastrati.

Karvani i shkrimtarëve do të vazhdojë aktivitetin e tij edhe në shkolla tjera të komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …