Karvani i shkrimtarëve për fëmijë mbajti orë letrare në shkollat “Emin Duraku” dhe “Ganimete Tërbeshi” në Malishevë

Në kuadër të aktiviteteve promovuese të leximit dhe krijimtarisë letrare për fëmijë, Karvani i shkrimtarëve për fëmijë ka qëndruar sot në komunën e Malishevës, ku mbajti orë letrare në dy shkolla fillore: “Emin Duraku” dhe “Ganimete Tërbeshi”.

Ky aktivitet mblodhi bashkë shkrimtarë të njohur të letërsisë për fëmijë, nxënës të shkollave, mësimdhënës dhe përfaqësues të institucioneve lokale.

Gjatë orëve letrare, nxënësit patën mundësinë të dëgjojnë tregime, poezi dhe fragmente nga veprat e autorëve pjesëmarrës, si dhe të bashkëbisedojnë drejtpërdrejt me ata për procesin krijues dhe rëndësinë e leximit.

Përfaqësues të Karvanit të shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” me koordinatorin, Xhevat Syla dhe të tjerë, të 25 me radhë morën pjesë në takim me fëmijët dhe theksuan se qëllimi i këtij projekti është nxitja e dashurisë për librin që në moshë të hershme dhe ndërtimi i urave të komunikimit ndërmjet autorëve dhe lexuesve të rinj. Ata vlerësuan mikpritjen dhe interesimin e madh që treguan nxënësit dhe mësuesit e Malishevës. Ky aktivitet është pjesë e një serie vizitash që Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë po zhvillon nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës, me synim zgjerimin e qasjes në letërsinë për fëmijë dhe fuqizimin e kulturës së leximit në fund dhuruan veprat e tyre për bibliotekat e shkollave. Ky organizim u mundësua nga DKRS- Zyrtari për Kulturë, Mehdi Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet konsultim publik për Draft-Vlerësimin Strategjik Mjedisor dhe Planet Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbeturinave

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës e komunës së Ferizajt ka mbajtur sot një konsultim …