leoni

Këshilli i Drejtorëve diskutoi për Kornizën Afatmesme Buxhetore

Këshilli i Drejtorëve, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku janë diskutuar shumë çështje, por më me rëndësi ka qenë procesi i hartimit të buxhetit për vitin 2018, si dhe realizimi i projekteve për këtë vit.

Sipas Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, qarkorja e parë buxhetore në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), është në përfundim e sipër dhe brenda këtij muaji, pritet miratimi në Kuvendin e Komunës. Bazuar në këtë qarkore dhe propozimet e bëra, buxheti i Komunës së Malishevës për vitin 2018, pritet te jetë 13,691 ,736 euro.

Po ashtu në këtë mbledhje, u diskutua edhe për realizimin e projekteve kapitale, ku kryetari Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse angazhim të shtuar për realizimin me kohë të të gjitha projekteve të planifikuara për këtë vit.

Sipas Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, të hënën ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme të Komunës së Malishevës

Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …