KKSB-ja në Kaçanik mbanë mbledhjen e dytë për vitin 2017

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e dytë për vitin 2017.  Në raportin e tij, Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili gjatë raportimit të tij për situatën e sigurisë në Kaçanik, tha se gjendja ka qenë kryesisht e qetë dhe pa indikacione për përkeqësime. Komandanti Halili falënderoi qytetarët për vetëdijesimin e tyre, ndërsa uroi që nga viti në vit të ketë vetëm përmirësime dhe jo përkeqësime të situatës. Nga ana tjetër Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, kërkoi më shumë patrulla të policisë për të kontrolluar shpejtësinë e vozitësve, sidomos në rrugët nga po zhvillohen punime nga Kompania Bechtel Enka e që mund të shkaktojnë rrezik në komunikacion. Anëtarët e KKSB-së konsideruan se mungesa e parkingjeve në qytet vështirëson dhe rrezikon qytetarët e Komunës së Kaçanikut dhe njëherësh kërkuan që sa më parë të gjendet mundësia e zgjidhjes së këtij problemi. Anëtarët po ashtu kërkuan që hapësirat e uzurpuara nga shitësit ambulantor dhe nga dyqanet tregtare të lirohen në mënyrë që të shtohet hapësira publike. Në këtë takim u kërkua një përkujdesje më e madhe ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta fizike e mendore. Ndërkohë Drejtori Ramadush Osmani i njoftoi anëtarët e KKSB-së për menaxhimin e rrugëve nga reshjet e borës në fillim të janarit. Drejtori Osmani tha se përkundër reshjeve të borës ka qenë një situatë e menaxhuar mirë, ku përveç kompanisë së kontraktuar janë angazhuar edhe kompani të tjera që kanë mundësuar pastrimin e rrugëve nga bora.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …