Klubet sportive njoftohen për rolin e Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në sport

Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murtai-Shabani, ka marrë pjesë në një takim të Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në sport me përfaqësuesit e klubeve sportive të Komunës së Ferizajt. Pjesë e këtij takimi ishte Besim Kelmendi UD i Kryeprokurorit të Shtetit, njëherit Kryetar i Këshillit Kombëtar, Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policin e Kosovës, anëtar i Këshillit Kombëtar, Fatmir Kabashi përfaqësues nga MKRS, anëtar të Këshillit Kombëtar dhe Mehdi Uka sekretar i Këshillit. Këtë takim e ka hapur Drejtorja e DKRS-së Xhemile Murati-Shabani e cila pasi përshëndeti të pranishmit, ju dha fjalën kryetarit të këshillit Kombëtar Besim Kabashi,  i cili i njoftojnë kryesit dhe përfaqësuesit e  klubeve ferizajase rreth rolit të këshillit Kombëtar, detyrimet e klubeve për zbatueshmërin e ligjeve si për dukurit negative në sport. Ndërkaq  Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit të Operacioneve në Policin e Kosovës të pranishmit i ka njoftuar për obligimet e klubeve sportive dhe detyrimet dhe marrëveshjet në mes klubeve dhe policisë. E nga ana tjetër në këtë takim Fatmir Kabashi ju dha sqarime të pranishmëve rreth rilicencimeve të klubeve dhe federatave sipas ligjeve në fuqi. Ky takim ishte shumë i nevojshëm për njohurit dhe rrethanat që kemi me implementimin e ligjeve në fuqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …