Komisioni Komunal Zgjedhor në Deçan mbajti aktivitet Informues për Regjistrimin e Diasporës

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Komunal Zgjedhor në Deçan zhvilloi një aktivitet në terren, me qëllim edukimin dhe informimin e qytetarëve, sidomos për procesin e regjistrimit të diasporës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

Të pranishmit patën mundësinë të informohen në detaje rreth të drejtës së votës nga jashtë vendit, mënyrës së aplikimit, si dhe të marrin ndihmë teknike për plotësimin e formularëve.

Ky aktivitet u mirëprit nga qytetarët dhe është pjesë e fushatës vetëdijësuese të KQZ-së për fuqizimin e pjesëmarrjes qytetare në procesin zgjedhor.

Transparenca dhe përfshirja janë themel i demokracisë funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …