Komiteti për Diasporë në Malishevë diskuton për organizmin e pritjes për bashkatdhetarët

Komiteti për Diasporë, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, që drejtohet nga kryesuesi i këtij komiteti, Bledar Kryeziu, e ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës, në të cilën është diskutuar edhe për organizmin e pritjes për bashkatdhetarët, të cilët  vijnë në vendlindje gjatë festave të fund vitit. Komiteti ka dhënë propozimet e tij, për organizimet dhe pritjen për bashkatdhetarë dhe informimin e tyre me zhvillimet në Komunën e Malishevës dhe kjo do të bëhet në bashkëpunim me drejtoritë dhe organet përkatëse të komunës së Malishevës. Në këtë mbledhje, ky komitet, e ka diskutuar edhe planin e punës për vitin 2023, plan i cili do të finalizohet në mbledhjen e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti me nderim të thellë dhe përgjegjësi institucionale, kujton 24 marsin, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë. z. Sokol Haliti  me anë të një postimi në Facebook, …