Komiteti për Politikë dhe Financa dha disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit, Argjend Thaçi, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për këtë vit. Në këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së, pas shqyrtimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, shumicën prej tyre i kanë rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës. Për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, KPF ka rekomanduar: Raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-qershor 2022, pastaj është rekomanduar për shqyrtim në kuvend, propozimi i Drejtorisë së Arsimit, për ndryshimin e thirrjes për SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë, nga SHMP në IAAP, pastaj raportin e auditimit për pasqyrat financiar vjetore të Komunës së Malishevës, kërkesën e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural për themelimin e vend gjuetisë në territorin e Komunës së Malishevës, planin e punës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së dhe Martirëve të luftës në Komunën e Malishevës, si dhe është rekomanduar për kuvend edhe formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve për KRM “Ekoregjioni” njësia në Malishevë. Në këtë mbledhje KPF, gjithashtu ka shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve që i janë drejtuar KPF-së, për çështje të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …