Këtë të martë është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Ferizajt të cilën e kryesoj, z. Xhavit Zariqi.
Në fillim të mbledhjes, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, paraqiti raportin financiar për periudhën janar–mars 2026.
Ndërkaq, drejtoresha e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Festina Sadiku-Hyseni, prezantoi propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 81-0 në Sazli, pronë private, me qëllim të këmbimit me një pjesë të ngastrës kadastrale 753-0 në Sazli, pronë e Komunës së Ferizajt.
Po ashtu, u shqyrtua edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale 63-5 dhe 63-6 në Z.K. Gërlicë, prona private, me qëllim të këmbimit me ngastrën kadastrale 195-0 në Z.K. Varosh, pronë e Komunës së Ferizajt.
Gjithashtu, u paraqit propozim-vendimi për daljen në konsultim publik të Rregullores së Taksave Komunale.
Në fund të mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa, u shqyrtua edhe propozim-vendimi për dhënien afatgjatë të ngastrave kadastrale 1510-0 dhe 1511-0 në Z.K. Rahovicë.