Komiteti për Politikë dhe Financa në Kaçanik mbajti mbledhjen e IV për vitin 2017

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Kaçanikut mbajti mbledhjen e IV për vitin 2017, të cilën e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi, ndërsa prezantoi edhe nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi. Fillimisht Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, prezantoi Raportin Tre Mujor Financiar për periudhën: Janar-Mars 2017. Sipas drejtorit Selimi buxheti i miratuar për Komunën e Kaçanikut për vitin 2017 është në shumën prej 7,039,281.00 euro, ndërsa kësaj shume i janë shtuar edhe mjetet e pashpenzuara nga viti 2016, si bartje e mjeteve në shumë prej 141,463.03 euro. Nga kjo shumë në tre mujorin e parë është shpenzuar 18.68 % e buxhetit. Sipas drejtorit për shkak të kushteve atmosferike janë hasur pengesa në implementimin e projekteve kapitale, ndërsa në tre mujorin e dytë pritet shtim i aktiviteteve komunale me theks të veçantë në implementim të projekteve të ndryshme. Drejtori poashtu tha se për herë të parë gjatë këtij viti janë duke u implementuar disa procedura të reja në të cilat kanë hasur në vështirësi në ekzekutim te buxhetit, por njëkohësisht kanë ngritur disiplinën financiare komunale. Në këtë drejtim vlen të përmendet kodi pesë shifror nga Ministria e Financave si dhe Rregullorja për Subvencione dhe Transfere. Selim Reka (LDK), kërkoi ekzekutim më të madh të buxhetit për tre mujorin e dytë, ndërsa shtoi se duhet të bëhet një kujdes i shtuar tek shtimi it ë hyrave tek gjobat, ndërsa e vlerësoi uljen e shpenzimeve komunale. Sabedin Vishi (PDK) e vlerësoi raportin financiar, ndërsa shtoi se në tremujorin e parë mundësitë janë të vështira në implementimin e projekteve të ndryshme për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa kërkoi po ashtu punë më të theksuar tek gjobat. Anëtarët e KPF-së në mënyrë unanime i rekomanduan kuvendit për miratim Raportin Tre Mujor Financiar për periudhën : Janar-Mars 2017; Në vazhdim u diskutuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …