Situata e rënduar si pasojë e vërshimeve që ditë më parë përfshiu disa qytete në Kosovë, në masë më të madhe Skenderajn, ka prekur tej mase edhe shpirtin e mirë të qytetarëve dhe bizneseve të Komunës së Malishevës, që në koordinim me Komunën kanë nisur një aksion të grumbullimit të disa pakove ushqimore dhe higjienike, që sot janë dërguar në Skenderaj. Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati tha se, jam tejet i lumtur me ekipin organizative dhe në përgjithësi me qytetarët dhe bizneset, që u bënë pjesë e këtij aksioni për të mbështetur familjet në fjalë, dhe urojmë që jo vetëm Skenderaj, por askush të mos jetë në të ardhmen i rrezikuar nga fatkeqësi të tilla natyrore.