Komuna e Ferizajt këtë vit ka mbajtur tri dëgjime buxhetore me pjesëmarrje

Komuna e Ferizajt bashkë me ekipin e Aktivitetit të USAID-it – Kontrata sociale në korrik të këtij viti kishin mbajtur tri dëgjime buxhetore me pjesëmarrje. Këto dëgjime janë mbajtur një në qytetin e Ferizaj, një në Greme dhe një në fshatin Komogllavë.

Nga këto dëgjimet buxhetore qytetarët ferizajas kanë përfituar këto projekte: mbjelljen e drunjëve dekorativ në rrugët “Brahim Ademi” dhe “Epopeja e Jezrecit”, ndërsa fshati Greme ka përfituar tabelat digjitale, derisa fshati Komogllavë ka përfituar rregullimin e oborrit të shkollës.

Dëgjimet buxhetore konsiderohen si një iniciativë shumë e dobishme për përfshirjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Projekti i mbjelljes së drunjëve dekorativ dhe rregullimet në shkolla janë hapa të rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit dhe infrastrukturës në këto zona.

Kontrolloni gjithashtu

Katër klasë parafillore pajisen me inventarë dhe mjete didaktike

Si pjesë e bashkëfinancimit të CARITAS-i zvicerian me Komunën e Ferizajt, katër klasë parafillore janë …