Komuna e Malishevës dhe Ministria e Bujqësisë, koordinohen për fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave

Në Malishevë, është zhvilluar një takim i përbashkët i shtabit komunal për menaxhimin e situatës nga ethet hemorragjike krime kongo (EHKK) dhe Ministrisë së Bujqësisë (të dyja pjesë të Këshillit Ndërministror për Menaxhimin e Situatës me EHKK), si dhe operatorit që do të bëj dezinsketimin e zonave endemike. Ky takim kishte për qëllim koordinimin sa më të mirë për realizimin e fushatës së dezinsektimit. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e drejton shtabin komunal për EHKK, i ka njoftuar me masat e deritanishme që janë ndërmarrë, e po ashtu për nevojën e koordinimit sa më të mirë për realizimin e fushatave, të cilat do të  prodhonin rezultat, në mënyrë që të vazhdohet me mbajtjen në kontroll të kësaj situate. Edhe zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, gjithashtu u shprehën të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve, me qëllimin e vetëm që të arrihen rezultate në këtë drejtim. Edhe operatori, gjithashtu është shprehur i gatshëm për fillimin e fushatës së dezinfektimit. Komuna e Malishevës dhe Ministria e Bujqësisë, u pajtuan që dezinsektimi i zonave endemike, të bëhet në kohë të përshtatshme, dhe krahas masave tjera që po ndërmerren për luftimin dhe parandalimin e EHKK, të arrihen qëllimet e planifikuara, duke u bazuar në strategjinë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Ndërsa për datën e fillimit të dezinsektimit, u tha se kur të krijohen kushtet edhe atmosferike, por edhe bazuar në situatën në terren, do të fillohet me realizimin e dezinsektimit të zonave endemike.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …