Komuna e Malishevës me 26 shtator shënon 27-vjetorin e Masakrës së Gollubovcit

Komuna e Malishevës, nën përkujdesjen e Kryetarit, z. Ekrem Kastrati, organizon aktivitete përkujtimore me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Gollubovcit, për të nderuar dhe kujtuar sakrificën e të rënëve.

Agjenda e aktiviteteve përkujtimore:

26 shtator 2025

10:00 – Mbledhja përkujtimore e Kuvendit të Komunës së Malishevës

12:00 – Homazhe te varrezat e të rënëve

12:30 – Vendosja e kurorave pranë pllakës përkujtimore

Komuna e Malishevës fton qytetarët, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këto aktivitete, në nderim të kujtimit të përjetshëm të martirëve të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti pritet në takim nga homologu i tij në Kirchhain

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga homologu …