Komuna e Malishevës publikon agjendën e aktiviteteve me rastin e Ditës së Çlirimit

Me rastin e shënimit të 16 qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të komunës së Malishevës, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka nderin të ju ftojë që të merrni pjesë në aktivitetet që do të organizohen për shënimin e kësaj ditë të rëndësishme për qytetarët e Malishevës sipas kësaj agjende

E shtunë 14 Qershor 2025

Ora 10.00 – Përurimi i veprave të autorit Ramadan Krasniqi

Vendi: Salla e Kuvendit komunal

E diellë 15 Qershor 2025

Ora 20.30 – Finalja e Turneut në futboll të vogël “Ibrahim Mazreku”

E hënë 16 Qershor 2025

Ora 08.30 Pritja e mysafirëve nga kryetari i komunës

Ora 09.00 Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë

Ora 11.00 Akademi përkujtimore, program kulturor dhe ndarja e çmimeve tradicionale

Për trimëri dhe heroizëm çmimi “Imer Krasniqi”

Për kontribut në fushën e mjekësisë çmimi “Dr Shpëtim Robaj”

Për kontributin e dhënë në shkollën shqipe çmimi “Hamdi Berisha”

Vendi: Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” – Malishevë

Kryetari: Ekrem Kastrati

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu: 26 vjet liri!

Ferizaji ka kremtuar 26 vjetorin e Lirisë. Në një postim në facebook, kryetari i komunës, …