Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me Kryetarin e Forumit Anadrini (FARDI), profesorin Qerim Kadiri, nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për iniciativa dhe për projekte konkrete.
Sipas këtij memorandumi, Komuna e Rahovecit do të ofrojë mbështetje institucionale dhe logjistike, ndërsa përmes këtij partneriteti synohet të forcohet bashkëpunimi dhe zhvillimi në fushëveprimtari të ndryshme.
Bashkëpunime të tilla janë dëshmi që Rahoveci ndërtohet me punë e me përkushtim, pavarësisht se ku ndodhemi, ka thënë kryetari Latifi.