Komuna e Rahovecit ka filluar zbatimin e planit të rregullt për mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, që përfshin mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve, si; krasitjen dhe pastrimin e vegjetacionit të ulët në hapësirat publike.
Ky angazhim realizohet me qëllim të garantimit të sigurisë në komunikacion, përmirësimit të kushteve për lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, si dhe ruajtjes dhe avancimit të estetikës urbane.
Aktivitetet do të zhvillohen sipas planifikimit dinamik dhe do të përfshijnë zona të ndryshme në tërë territorin administrativ të komunës.