leoni

Komuna e Rahovecit merre pjesë në takimin e 9-të të Grupeve të Punës së Ekspertëve të Drinit

Nga 29 deri me 30 Janar 2020, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë është mbajtur takimi i 9-të i Grupeve të Punës së Ekspertëve të Drinit, Konferenca e 7-të e Drin Stakeholders dhe Takimi i 18-të i Drin Core, në këtë takim komuna e Rahovecit është përfaqësuar nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve publike. Gjatë konferencës me karakter ndërkombëtar me pjesëmarrje të gjitha shteteve të Ballkanit ka si synim mbrojtjen e lumenjve e në veçanti të Lumit Drin i Bardhë dhe lumenjve tjerë të shteteve të tjera.

Drejtori Përparim Krasniqi, ka thënë se komuna e Rahovecit ka qenë pjesëmarrëse në këtë konferencë, për shkak të projektit të realizuar, si një model për mbrojtjen e lumenjve, projektit të Impiantit të implementuar nga UNDP në fshatin Kramavik, i vetmi i këtij lloji në shtetet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …