Komuna e Rahovecit ka përfunduar me sukses ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Nga ky projekt përfitojnë rreth 3,500 banorë të fshatrave Pataqan i Epërm, Retijë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pastasel dhe Lagjja 1 në Rahovec, të cilët tashmë kanë qasje në një sistem modern dhe të sigurt për trajtimin e ujërave të zeza.
Projekti ka ndikuar në:
Uljen e ndotjes së mjedisit
Përmirësimin e shëndetit publik
Rritjen e kushteve higjieno-sanitare
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunë.