Komuna e Skenderajt apelon për kujdes të shtuar dhe vigjilencë

Komuna e Skenderajt përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook apelon qytetarët dhe fermerët e kësaj komune  që për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbretëron këto ditë, ku janë shtuar gjithandej rastet e zjarreve të cilat po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e njerëzve, pronën dhe gjithçka tjetër, u bën thirrje për kujdes të shtuar dhe vigjilencë.

Disa nga masat e nevojshme për të minimizuar rrezikun e zjarreve, janë:

– Të mos ndizen zjarre në fusha pas të korrave

– Të mos ndizen zjarre në pyje dhe afër tyre, apo në zona të hapura

– Të mos hidhen cigare të ndezura në vende të thata

Ju lusim që për çdo rast të zjarrit, të lajmëroni Shërbimin e Zjarrfikësve (193), Policinë e Kosovës (192).

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …