Komuna e Skenderajt dhe Shkolla e Lartë Benedict Schule në Cyrih rrisin bashkëpunimin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka prit në takim drejtorin e Departamentit të Investimeve në kuadër të Shkollës së Lartë Benedict Schule në Cyrih të Zvicrës (shkollë e hotelerisë), Arsen Shoshi, me të cilin ka diskutuar mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe shkollës në fjalë, në të ardhmen. Shoshi i ka premtuar Kryetarit Jashari se Shkolla e Lartë Benedict Schule do të ofrojë mundësi për studime pa pagesë për një numër të caktuar të studentëve nga komuna e Skenderajt, kurse nxënësit fatlum që do të jenë përzgjedhur për shkollim, do të kenë mundësi edhe të punësimit gjatë kohës së studimeve. Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Jashari e ka falënderuar drejtorin e Departamentit të Investimeve, Arsen Shoshi, për gatishmërinë e bashkëpunimit konkret, duke iu ofruar mundësinë e shkollimit nxënësve nga komuna e Skenderajt, në Shkollën e Lartë Benedict Schule Cyrih të Zvicrës. Kryetari Jashari e ka njoftuar gjithashtu Shoshin me gjendjen në përgjithësi në komunën e Skenderajt, e në veçanti kanë diskutuar për fushën e arsimit në këtë komunë, me theks të veçantë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …