Komuna e Skenderajt, në partneritet me UNDP, ka përmbyllur fazën e parë të Programit për Qëndrueshmëri Ekonomike IN MOTION Skenderaj, duke mbështetur ndërmarrjet e vogla lokale përgjatë rrugës Ilaz Kodra, e cila është goditur nga vërshimet e fundit. Programi ka ofruar trajnime, konsulencë të personalizuar, mjete dhe pajisje, si dhe përmirësim të imazhit komercial për bizneset pjesëmarrëse.Bizneset u vizituan nga Kryetari Fadil Nura, së bashku me Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP në Kosovë, për të parë nga afër procesin e rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre.
Programi do të vazhdojë në fazën e dytë, duke përfshirë edhe rrugë të tjera të qytetit, me synim mbështetjen e sa më shumë bizneseve lokale në Skenderaj dhe fuqizimin e tyre ekonomik.