Komuna e Skënderajt po shënon me aktivitete të ndryshme 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kurorëzimin e sakrificës shekullore të popullit shqiptarë për liri dhe shtetësi.
Me nderim dhe përulje, homazhe në Prekaz dhe në Morinë bënë Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, Nënkryetari z. Fadil Nura, Kryesuesja e Kuvendit znj. Adelina Spahiu Alia, zyrtarë komunalë, gjeneralë e komandantë të luftës, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe qytetarë të shumtë.
Në këtë përvjetor të rëndësishëm, komuna përkujton me respekt sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Liria dhe pavarësia e fituar me gjak e sakrificë do të ruhen me përkushtim, përgjegjësi dhe punë të palodhshme në shërbim të qytetarëve.
Urime 18-vjetori i Pavarësisë!
Lavdi të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë ditë, thuhet në postimin e komunës së Skënderajt.