Komuna e Suharekës harton kalendarin e aktiviteteve buxhetore në bashkëpunim me OSBE-në

Në një punëtori të organizuar bashkërisht nga OSBE dhe drejtoria për ekonomi, buxhet dhe financa, Komuna e Suharekës hartoi kalendarin e aktiviteteve buxhetore për procesin buxhetor 2017. Në punëtori morën pjesë kryetari i komunës z.Sali Asllanaj kryesuesi i kuvendit komunal z.Refki Gega anëtarët e komitetit për politikë dhe financa dhe të komitetit për komunitete, si dhe drejtorët dhe zyrtarët e tjerë.

Qëllimi i kalendarit të aktiviteteve buxhetore është që t’i bëjë publike hapat dhe afatet kyçe kohore në procesin e hartimit të buxhetit, në mënyrë që të gjitha grupet e interesit të mund të njoftohen dhe t’i kontribuojnë një buxheti gjithëpërfshirës dhe transparent me propozimet dhe mendimet e tyre.

Pjesëmarrësit gjithashtu u dakorduan që të mbajnë edhe takime tematike me komunitete të ndryshme, përfshirë atë të biznesit, personat me nevoja të veçanta, kryetarët e këshillave të fshatrave, drejtorë të shkollave dhe të tjerë. Në ndërkohë, anëtarët e komitetit për politikë dhe financa gjithashtu u zotuan të mbajnë konsultime në disa fshatra më të mëdha, për të cilën gjë kryetari ofroi mbështetje logjistike në organizim.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …