Komuna e Vitisë shënon përparim të madh në indeksin e transparencës komunale

Komuna e Vitisë ka shënuar një përparim të madh në Indeksin e Transparencës Komunale, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj qeverisjes së hapur, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare.

 Ky progres është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për të forcuar komunikimin me qytetarët, publikimin e rregullt të informacioneve, si dhe përmirësimin e qasjes në dokumente dhe vendimmarrje.

Rritja në këtë indeks është një dëshmi se jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një administratë më transparente dhe më afër qytetarëve.

Faleminderit të gjithë stafit komunal për angazhimin dhe bashkëpunëtorëve që po na ndihmojnë të sjellim ndryshim pozitiv. Transparenca nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe një vlerë themelore e qeverisjes sonë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …