Komuna e Vitisë dhe “Hidromorava” vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të shumta në sigurimin e ujit të pijshëm, përfshirë edhe projektin milionësh “FLOWS”

Komuna e Vitisë po vazhdon të punojë në sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët i saj.

Me këtë rast sot kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe zëvendësi i tij, Hasan Aliu kanë kanë pritur në takim përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujërave “Hidromorava”, të kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu i shoqëruar edhe nga : Elhame Shefiku, drejtoreshë teknike dhe Kemur Mustafa përgjegjës i degës së KRU “Hidromorava” në Viti. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe kësaj kompanie për furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të komunës së Vitisë por me theks të veçantë në zbatimin e projektit “FLOWS”, nga i cili priten investime të mëdha në sektorin e ujësjellësit.

Projekti në fjalë ka për qëllim modernizimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, përfshirë investime në fabrikën e ujit në Letnicë, ndërtimin e rezervuarit pranë burimit të ujit, si dhe ndërtimin e një rezervuari të veçantë për trajtimin e turbullirave dhe menaxhimin e mbetjeve.

Kryeshefi ekzekutiv i “Hidromorava”, Ymer Salihu, bëri të ditur se operatorët ekonomikë që do të angazhohen në kuadër të projektit “FLOWS” tashmë janë përzgjedhur, ndërsa plani dinamik i realizimit të projektit parashihet të zgjasë rreth 18 muaj.

Ndërkaq, kryetari Haliti theksoi se realizimi i këtij projekti, me vlerë rreth 6.5 milionë euro, është i një rëndësie të veçantë për komunën, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit, rritjen e kapaciteteve furnizuese dhe përballimin e nevojave.

Përndryshe projekti “FLOWS” është pjesë e një iniciative më të gjerë të financuar nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Bankës Botërore dhe po zbatohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Republikës së Kosovës, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve të jetesës përmes menaxhimit efikas të burimeve ujore.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur edhe për projektet tjera të shumta në sigurimin e ujit të pijshëm dhe marrjes së tyre nën menaxhimin nga K.R.U ” Hidromorava”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim z. Fatih Topçu, Konsull i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim z. Fatih Topçu, …