Komuna e Vitisë dhe UBT mbajtën diskutimet publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të Komunës së Vitisë në disa lokalitete

Cikli i diskutimeve publike rreth Kornizës së Zhvillimit Hapësinor të komunës së Vitisë ka vazhduar edhe gjatë ditës së premte dhe të hënën dhe atë në organizimin e përbashkët të Komuna e Vitisë dhe “UBT – Instituti për Studime Urbane dhe Planifikim Hapësinor”. Këto diskutime publike janë mbajtur të premten në fshatin Gjylekar, Remnik, Radivojcë e Budrikë e Epërme kurse të hënën janë mbajtur në lokalitetet Smirë, Drobesh, Gërmovë e Goshicë. Në këto takime po mbahen me qëllim të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, si dokument strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor për 8 vitet e ardhshme në këtë komun. Në këto takime kanë marrë pjesë zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu dhe prezantimi i këtij dokumenti është bërë nga përfaqësuesit e UBT-së Lyra Bakija e prof.dr.Tomor Qela.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …