Komuna e Vitisë ka nisur me vendosjen e semaforëve në udhëkryqin Viti-Pozheran

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mos shkaktimit të tollovisë në trafik, në Viti, konkretisht në udhëkryqin i cili lidhë Pozheranin me qytetin e Vitisë, ka nisur vendosja apo instalimi i semaforëve. Ky investim po financohet nga Komuna e Vitisë dhe është mirëpritur nga qytetarët. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se Komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme të bëjë vendosjen e semaforëve në këtë udhëkryq duke folur edhe për rëndësinë e vendosjes së tyre në këtë vend. “ Ne jemi në dijeni për shkak të ngarkesës së madhe të komunikacionit në udhëkryqin që lidhë qytetin e Vitisë me Pozheranin dhe më qëllim të lehtësimit të qarkullimit në këtë udhëkryq por edhe të parandalimit të aksidenteve dhe tollovisë së panevojshme, ne e kemi parë të arsyeshme që të vendosim semaforë të cilët do të shtojnë sigurinë në trafik” u shpreh Kryetari Haliti duke vazhduar se kjo komunë do të vazhdoj me implementimin e Planit të Mobilitetit të cilën e ka të aprovuar. Përndryshe për herë të parë në qytetin e Vitisë, po vendosën semaforë për të lehtësuar komunikacionin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …