Komuna e Vitisë ka përfunduar me sukses punimet për asfaltimin e rrugës dhe asfaltimin e platosë para shkronjave të UÇK-së në Radivojc

Komuna e Vitisë ka përfunduar me sukses punimet për asfaltimin e rrugës dhe asfaltimin e platosë para shkronjave të UÇK-së në Radivojc, si dhe në degëzimet e rrugës, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Po ashtu është bërë asfaltimi i rrugës deri te Varrezat e Reja, e cila lidhet me shtëpinë e përbashkët në lagjen “Aliaj” në Smirë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti deklaroi se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë për qytetarët, duke përmirësuar qasjen, sigurinë dhe kushtet e përgjithshme të infrastrukturës.

Faleminderit qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të këtyre punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …