Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka mirëpritur komisionin për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Vitisë.
Ndryshimi i Statutit është iniciuar me vendim të Kuvendit Komunal, ndërsa komisioni përgjegjës ka përgatitur draftin përkatës.
Në këtë takim morën pjesë bashkëpunëtorët e kryetarit, kryesuesi i komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit, Fatlum Demiri, i cili e njoftoi kryetarin lidhur me procesin e punës së komisionit. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe anëtarët e komisionit si dhe përfaqësues të zyrës ligjore.
Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë të ndërmarrë për ndryshimin e Statutit, duke u theksuar se i gjithë procesi po zhvillohet në përputhje të plotë me kornizën ligjore në fuqi dhe kompetencat e organeve komunale.
Çështjet janë trajtuar fillimisht në komisionin përkatës, ndërsa draft-dokumenti për ndryshim-plotësim, nga data 18.03.2026, do të vihet në konsultim publik për një periudhë prej 30 ditësh.
Pas përfundimit të konsultimit publik, draft-dokumenti do të procedohet në Kuvendin Komunal të Vitisë për miratim.
Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë transparente, ligjore dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar një statut funksional dhe në shërbim të qytetarëve.