Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit

Sot Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka  shënuar 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Ky aktivitet është shënuar nga ekipi shëndetësore i QKMF-së, ku fillimisht kanë vizituar shtëpinë e pensionistëve në Viti, ku kanë diskutuar së bashku për shëndetin në tërësi, si dhe iu është matë glikemia dhe tensioni arterial. Pastaj, ka vazhduar aktiviteti në qytet me shpërndarjen e broshurave të ndryshme rreth sëmundjeve kronike. Sipas dr. Artë Gashaj- Kordinatore për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, shënimi i ditëve të shëndetit po bëhet për të ndikuar në edukimin shëndetësorë të popullatës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …